Zbirni transport

  • October 24, 2016

mapasrbb-1
Milšped Grupa është lider regjional në ofrimin e logjistikës, i cili përbëhet nga kompanitë në Serbi, Mal të Zi, Kroaci, Slloveni, Shqipëri, Bosne, Rusi dhe Gjermani (kompania e specializuar për logjistikën automobilistike). Milšped punon tanimë 23 vite dhe ka mbi 1.800 të punësuar, dhe ofron shërbime të integruara të transportit ajror, detar, hekurudhor dhe rrugor (transport vendor dhe ndërkombëtar, të plotë, të pjesërishëm dhe kolektiv), si dhe shërbime të ndërmjetësimit doganor, magazinimit dhe distribuimit. Përcaktimi strategjik i kompanisë bazohet në vlerat e larta të kulturës së korporatës, respektimi i partneritetit me klientët, si dhe në aplikimin e teknologjive modern dhe biznesit përgjegjësia sociale e biznesit.

Regjioni Ballkanit perëndimor është i lidhur me Evropën tanimë me një bashkëpunim të themeluar me partnerë me renome eminente botërore, dhe në atë mënyrë është i lidhur me tërë botën. Me 34 vija nga/për Evropë, të cilat janë fleksibile edhe për kërkesa të posaçme, sistemi është i rregulluar ashtu që siguron raport optimal mes kohës dhe shpenzimeve të klientëve dhe blerësve tanë.
Rrjeti regjional i kominikacionit është i bazuar në vijat e përditshme mes qendrave kryesore dhe terminaleve, duke krijuar kushte për rrjedhën e vazhdueshme të transportit, pa marrë parasysh prejardhjen dhe destinacionin e dërgesave. Regjimet e ndryshme doganore në tërë regjionin kanë përkrahjen e ekspertëve në këtë fushë në secilin shtet veçmas, me integrimin e të cilave mbulohen dhe realizohen të gjitha regjimet transportuese.

Rrjetet transportuese vendore, më përkrahjen e qasjeve të dizajnuara në mënyrë speciale në planifikim, sigurojnë shërbime në kohë të duhur.

Këto rrjete, të bashkuara në tërësi të unifikuar, janë të organizuara me një qëllim: që të japin procese logjistike me kualitet të lartë të shërbimeve, status transparent të dërgesës, kohë minimale të transportit dhe shkallë të lartë të sigurisë. I përkrahur me IT zgjidhje dhe zhvillim të vazhdueshëm, si dhe resurse njerëzore të kualifikuara dhe të respektuara, ky koncept e përbën Milšped Grupin lider në dhënien e shërbimeve të logjistikës në regjion.