TRANSPORTI NDËRKOMBËTAR RRUGOR

Milshped – partner i juaj i besueshëm në transportin rrugor.

Sektori transportit ndërkombëtar në Milshped paraqet njërën preja hallkave më të fuqishme në zinxhirin e ofrimit të shërbimeve ndaj klientëve. Me flotën e vet të gjeneratës së fundit dhe numrin e madh të prodhuesve të besueshëm, jemi të gatshëm t’i përmbushim të gjitha kërkesat e klientëve. Vet sektori numëron 60 njerëz të ri të cilët çdo ditë punojnë në zgjidhjen e kërkesave të klientëve dhe monitorimin momental të dërgesave aktuale. Bashkimi rinisë dhe përvojës paraqet themelin e përparimit të kompanisë si dhe përsosja kadrovike konstante me qëllim që Milshped të shkojë në hap me kompanitë më të suksesshme evropiane në këtë fushë. Numri me mbi 5000 dërgesa të transportuara në nivelin mujor paraqet tregues serioz të vëllimit të punës me të cilën ballafaqohet ky sektor, duke përcjellë kualitetin e punës dhe komunikimn e rregulltë me klientin. Shërbimi i transportit ndërkombëtar në përputhje me prirjen e zhvillimit është ndarë në dy nëngrupe të qarta:

  • FTL / LTL ngarkesa
  • Groupage

FTL / LTL ngarkesa

Organizimin FTL (Full Truck Load) e mbulojmë me numrin e madh të kamionëve në disponim në nivel ditor. Monitorojmë zhvillimin e kompanive vendore të cilat në nivelin vjetor kanë numër serioz, si të eksportit, ashtu edhe turnet e importit dhe bëjmë përpjekje prej viti në vit që me shërbimin tonë kualitativ të bëhemi mbështetës serioz në planet e tyre të ardhshme. Flota me të cilën disponojmë është e pajisur me pajisjet GPS cka mundëson përcjelljen e dërgesave në kohën reale dhe i ofron klientit siguri shtesë gjatë vet realizimit të kërkesës.

Organizimi LTL (Less than full truck) paraqet shërbimin gjatë të cilit provojmë t’i mundësojmë klientit të shmangë angazhimin e kamionit solo dhe që me cmim më të volitshëm, dhe me kualitet të njëjtë të shërbimit, ta marrë mallin e vet në kohën e kontraktuar. Realizimin e këtyre ngarkesave e organizojmë me flotën ekzistuese FTL, kështu që zgjidhjet të cilat ju ofrohen janë gjithsesi konkuruese.

Grupimi

Kompania Milshped duke parë trendet e zhvillimit në dekadën e fundit në fushën e ofrimit të shërbimit të transportit të dërgesave kumulative, ka bashkëpunuar seriozisht me kompanitë udhëheqëse evropiane. Ky bashkëpunim ka përparuar nga viti në vit dhe tani mundëson pranimin e dërgesave kumulative nga e cilado pikë në Evropë, si dhe transporti dri te e njëjta. Garancia e cilësisë e cila, krahas cmimit të ulët të transportit, garanton edhe nisjet dhe ardhjet fikse të kamionëve gjithsesi është ardhmëria e kësaj pune dhe sfidat e vërteta   qëndrojnë përpara. Me cmimore të definuar saktë dhe nisjet e definuara të automjeteve, i ofrojmë klientit siguri në kuptimin e përmbushjes së kërkesës. Hartën e partnerëve dhe nisjet e definuara të linjave kumulative, mund t’i shikoni këtu.