PËRFAQËSIMI DOGANOR

Përfaqësimi doganor

Përvojë afatgjate. Ekipe profesionale. 1.000 operacione doganimi në ditë.

Doganimi i shpejtë dhe efikas i mallit është parakusht i suksesit të cdo zinxhiri të furnizimit. Dokumentacioni jo i plotë dhe i gabueshëm mund të sjellë deri te ngecja e transportit dhe vonesa e dërgesës së mallit tuaj. Në fushën e përfaqësimit doganor, Milshped mund të ju ofrojë zgjidhje të cilat do të sjellin vlerë të shtuar biznesit tuaj.

Shërbimet tona

Milshped prapa vetes ka traditë të gjatë në ofrimin e shërbimeve të përfaqësimit doganor. Agjentët tanë të autorizuar doganor dhe sistemet e avancuara të punës, do të ju ndihmojnë që me sukses të lëvizni nëpër procedurat e komplikuara doganore, të parandaloni shpenzimet shtesë dhe cfarëdo vonese në realizimin e proceseve tuaja të biznesit.

  • Doganimi i mallit (hartimi i dokumenteve importuese/eksportuese, importi/ eksporti i përkohshëm, mbarështimi aktiv dhe përpunimi shtesë nën mbikëqyrjen, rieksporti i mallit)
  • Lajmërimi dhe vendosja e mallit nën mbikëqyrjen doganore
  • Magazionimi doganor dhe doganimi sukcesiv i mallit
  • Këshilla profesionale dhe udhëzime lidhur me rregulloret doganore dhe klasifikimi i mallit sipas tarifës Doganore
  • Përdorimi i procedurave të thjeshtësuara doganore dhe teknologjive informative në veprimet doganore
  • Përfaqësimi në procedurën e kontrollit të shtuar dhe reklamimi i dokumentave doganore
  • Hartimi i kërkesave dhe ndihma profesionale në procedurën doganore, administrative dhe procedurën e kundërvajtjes
  • Hartimi i dokumenteve tranzitore në vendkalimet kufitare, ndërmjetësimi te përpunimi i kërkesave për të gjitha llojet e kontrollit (sanitary, tregëtar, veterinerik, fitopatologjik)
  • Shërbimi i përdorimit të garancionit banker për sigurimin e pagesës së borxhit doganor

Rrjeti i njësive të biznesit

Në kuadër të rrjetit tonë janë integruar 40 njësi biznesi të cilat gjenden në tërë vendin dhe në të gjitha vendkalimet më të rëndësishme kufitare: Beograd (Porti,  Aeroporti, Terminali, Stacioni hekurdhor), Pançevë, Novi Sad, Suboticë, Kelebija, Shid-Tovarnik, Batrovci, Shabac, Çaçak, Vranje, Preshevë, Gradina, Prijepolje, Gostun, Smederevë, Podgorica, Baçka Palanka, Valjevë, Kikinda, Krushevc, Zrenjanin, Nish, Kragujevc.