AUTO LOGJISTIKA

Me anë të planifikimit preciz të rrjedhave të logjistikës, efikasitetin e shpenzimeve dhe zgjidhjeve fleksibile, do të ju ndihmojmë që të avanconi biznesin tuaj.

Milshped AML sh.p.k është pjesë e grupacionit potenciali i të cilit është drejtuar drejt krijimit të zgjidhjeve logjistike të dedikuara për industrinë automobilistike. Dedikimi shumëvjecar ndaj këtij segmenti të logjistikës, si dhe realizimi i suksesshëm i kërkesës së kompanive multinacionale në këtë fushë, i kanë mundësuar Milshpedit përparësi comparative në treg dhe primat në ofrimin e shërbimeve të auto logjistikës.

Në portofolin tonë kemi shërbime të shumëta, nga marrja dhe transporti i automjeteve nga fabrika, deri te dërgesa te shfrytëzuesi përfundimtar.

Transporti i automjeteve

Ofrojmë shërbime të transportit të automjeteve ndërkombëtare dhe vendore. Disponojm me 47 automjete special të cilat mundësojnë bartjen e automjeteve të madhësive të ndryshme. Të gjitha automjetet në transport janë mbuluar me CMR +sigurim, kurse sipas kërkesës së klientit edhe me sigurim shtesë

Ndërmjetësimi doganor

Shërbimet e konsulencës, përgatitja e dokumentacionit, dërgesa elektronike e kërkesave, shfrytëzimi shërbyes i garancionit bankar. Me anë të përvojës së vet të madhe në ndërmjetësimin doganor, dhe me organizim mund të ju sigurojmë afat të doganimit deri në 12 orë për automjete respektivisht deri 24 orë për pjesë rezervë (nga moment i kompletimit të dokumentacionit të domosdoshëm).

Magazionimi i automjeteve

Shërbimet e qendrës shërbyese

Në qendrën bashkëkohore të shërbimit ofrojmë shërbime të larjet së automjeteve me makinë (automjete transporti/bartëse), dekonservime PDI (Pre Delivery Inspection) pasqyrës në kuadër të së cilit jemi aftësuar për përdorimin e pajisjeve bashkëkohore diagnostike, vendosjen e pajisjeve shtesë (senzorët e parkimit, alarmed, Bluetooth pajisjet për përdorimin e telefonave në automjete, muzika) ndryshimi i dedikimit të automjeteve transportuese-të mallrave (M1 – N1).

Pako e posacme e shërbimeve për importin e automjeteve të përdorura: përgatitja për ndërmjetëtsim doganor, leximi i numrit të motorit, testimi i automjetit sipas Rregullores për testimin e automjeteve, larja kimike e brendisë së automjeteve, largimi i mangësive/dëmtimeve të vogla.

Furnizimi me pjesë rezervë

Duke përdorur resurset tona, do të parandaloni grumbullimin e panevojshëm të rezervave të pjesëve dhe do të keni nivel më të lartë të fleksibilitetit. Kemi mundësi të ju ofrojmë zgjidhje të shpejta dhe kualitative, nga marrja e dërgesës në cilin do lokacion, transport, doganim dhe deponim deri te dërgesa te shfrytëzuesi përfundimtar. Ofrojmë mundësi të vendosjes dhe menaxhimit me magazionimin qendror të pjesëve (për Serbi ose regjion)- optimizimi i shpenzimeve, fleksibilitetit,  dërgesa me kohë!