ÇERTIFIKATAT

Cilësia në të gjitha segmentet e afarizmit është njëri nga elementët kryesor të strategjisë të Milshped Grup-it dhe është shprehje e sistemit të vendosur, të mirëmbajtur dhe rregullisht të përmirësuar të menaxhimit me cilësinë.

 1. ISO 9001 – „Sistemi menaxhimit me cilësinë“

Në mesin e vitit 2003, Milshped ka venosur dhe certifikuar sistemin e menaxhimit të cilësisë I cili është harmonizuar me kërkesat e standardit ISO 9001. Në këtë mënyrë, Milshped ka siguruar nivelin më të lartë të besimit dhe besueshmërisë në ofrimin e të gjitha shërbimeve të veta.

2. HACCP – „Sistemi menaxhimit me cilësinë“

Në mesin e vitit 2003, Milshped ka venosur dhe certifikuar sistemin e menaxhimit të cilësisë I cili është harmonizuar me kërkesat e standardit ISO 9001. Në këtë mënyrë, Milshped ka siguruar nivelin më të lartë të besimit dhe besueshmërisë në ofrimin e të gjitha shërbimeve të veta.

3. ISO 14001 – „Sistemi i menaxhimit të mjedisit“

Edhe një hap ka përmirësimi i operimit të përgjegjshëm shoqërorë paraqet futja e sistemit të menaxhimit të mjedisit. Është krijuar sistem i certifikuar në korrik të vitit 2015, në përputhje me kërkesat e standardit ISO 14001.

Ne përpiqemi që të minimizojmë, dhe kur është e mundur të eliminojmë, ndikimin negativ të operimit tonë në mjedis.

4. OHSAS 18001 – „Siguria dhe shëndeti në punë“

Siguria dhe shëndeti në punë është një ndër elementet kryesore të cilat janë përfshirë në operimin e Milšped-it. Jemi përkushtuar në kujdesin për njerëzit ku në tërësi mundohemi të ofrojmë shembull të mirë të punës në mjedis të sigurt dhe të shëndoshë të punës. Në përputhje me këtë kemi zbatuar dhe certifikuar sistemin e menaxhimit të sigurisë dhe shëndetit në punë. Certifikimi është bërë në korrik të vitit 2015,  në përputhje me kërkesat e standardit të pranuar ndërkombëtarisht OHSAS 18001. Në politikën e sigurisë janë përfshirë objektivat kryesore:

• Operimi me nivelin zero të rasteve të vdekjes apo lëndimeve në punë të cilat kanë për pasojë paaftësinë e përhershme;

• Operimi me nivelin zero të kohës së humbur për shkak të shkak të lëndimeve në punë;

5. TAPA FSR – „Siguria e magazinimit të mallit (me vlerë të lartë)“

TAPA është lider i pranuar ndërkombëtarisht në luftën kundër krimit në transportin me kamion.

Shpediterët kryesorë i bashkëngjiten organizatës TAPA me qëllim të certifikimit të objekteve të tyre, si dhe në lidhje me magazinimin dhe ruajtjen e mallit.

Si një ndër sistemet kryesore të logjistikës, në fillim të vitit 2015 kemi zbatuar standardin TAPA, TAPA FSR, për sigurinë e magazinimit të mallit, posaçërisht mallit me vlerë të lartë (HVTT) dhe në këtë mënyrë i kemi siguruar klientëve nivelin më të lartë të sigurisë së mallit të tyre në pjesën e zinxhirit të furnizimit i cili ka të bëjë me magazinimin dhe ruajtjen e mallit.

Mišped është kompania e parë vendore e cila ka përmbushur kërkesat e këtij standardi dhe ka marrë certifikatë.

6. OPS (AEO) – „Subjekti i autorizuar ekonomik“

Administrata doganore në vitin 2015 i ka ndarë Milšped-it certifikatë me të cilën vërtetohet statusi i Subjektit të autorizuar ekonomik (SAE). Statusi SAE paraqet njohjen ndërkombëtare të besueshmërisë së  kompanisë e cila përfshinë thjeshtësimet doganore, mbrojtjen dhe sigurinë. Afati i vlefshmërisë së certifikatat SAE nuk është i kufizuar.

Në tetor të vitit 2014. I kemi dorëzuar Administratës doganore kërkesën për marrjen e statusit të Subjektit të autorizuar ekonomik dhe pas zbatimit të procedurave të detajuara ligjore kontrolluese kemi marrë vërtetimin për përmbushjen e të gjitha kushteve për marrjen e statusit. Si rezultat i marrjes së statusit të Subjektit të autorizuar ekonomik, Administrata doganore do të kryejë inspektime më të vogla në mallin e importuar dhe eksportuar apo me ndërmjetësimin e Milšped-it. Në këtë mënyrë, Milšped-i mundet të përdorë lehtësimet në lidhje me kontrollet doganore, të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen, sigurinë dhe thjeshtësimin e rregullave të parapara doganore.

 

Rezultatet e përpjekjeve dhe përqendrimeve të Milšped-it në periudhën e kaluar janë si në vijim:

( 2014 ):

  1. Është ndërtuar magazina për magazinim të përkohshëm, trajtim dhe minimizim zë mbeturinave në përputhje me Planin për menaxhimin e mbeturinave.
  2. Është hartuar sistemi për pastrimin e ujërave të zeza (ujërat sanitare dhe me vaj).
  3. Kompania grumbulloi dhe Operatorit të autorizuar i dorëzoi për trajtim të mëtejshëm: 164,363 ton të mbeturinave të parrezikshme dhe 1,675 ton të mbeturinave të rrezikshme.

( 2015 ):

  1. Menaxhmenti i kompanisë morri vendim që blerja e kamionëve të rinj mundet të bëhet vetëm nëse posedojnë motorë eko 5 dhe 6.
  2. Është themeluar sistem i posaçëm i trajnimit për të gjithë të punësuarit, kontraktuesit dhe kryesit e punëve.

Politika e sistemit të integruar të menaxhmentit

 MILŠPED përcakton politikën e sistemit të integruar të menaxhmentit me qëllim të sigurimit të shërbimit i cili do të përmbushë të gjitha kërkesat e paraqitura dhe reale të përdoruesve si dhe kërkesat e palëve tjera të interesuara. Shkarkoni tërë dokumentin këtu. Merrni gjithë dokumentin këtu.