Milshped Gjermani

Milshped Gjermani

Grupi Milshped po e zgjeron menaxhimin e vet në tregun evropian, me hapjen e firmës në Gjermani. Ky veprim i liderit rajonal në logjistikë është tregues i qartë se Grupi shkëlqyeshëm është duke e realizuar qëllimin e vet për vitin 2016 – fillimin e menaxhimit në tregun e Gjermanisë, ku do ta aplikojë risinë, profesionalizmin dhe përvojën e fituar gjatë 22 vjetëve të punës së gjatë në transport dhe në logjistikë.

Firma „Milshped GmbH“, anëtare e Grupit Milshped, me seli në Mynih, e filloi punën në prill të vitit 2016.

Grupi Milshped, si pjesë të vet fillestare të planit strategjik për këtë treg, do t’i ushtrojë punët e transportit dhe të distribuimit në kuadër të industrisë së automobilave, sipas së cilës ky shtet evropian është i njohur në botë. Shërbimet e distribuimit dhe të transportit e përfshijnë: transportin e automjeteve në mbarë Gjermaninë, pastaj transportin e automjeteve nga Gjermania për në portat më të mëdha të transportit në shtetet përreth, si edhe linjat kthyese të transportit për në Gjermani. Me këtë aktivitet do t’i përforcojmë edhe më shumë pozitat tona te klientët/partnerët tanë në prodhimin e automjeteve.

Në fazën e ardhshme e kemi planifikuar vendosjen LC/HUB për dërgesa masive, përkatësisht qendrën e grumbullimit për distribuimin e mallit përmes Gjermanisë dhe magazinat për automjete. Pas kësaj, do të vijojë zhvillimi i të gjitha shërbimeve, që klientëve t’u ofrohet përkrahja e integruar logjistike në vëllim të plotë, siç është ajo e cila tashmë është zhvilluar në Serbi dhe në shtetet në rajon.

„Duke marrë parasysh se Gjermania është fuqi e madhe ekonomike, si treg më i rëndësishëm në Bashkimin Evropian, dhe njëherit është edhe eksportuesja më e madhe evropiane, të priturat tona janë që me ndërmjetësimin e firmës së re ta zgjerojmë rrjetin tonë global, si edhe të jemi ngushtë të lidhur me rrjedhat kryesore logjistike të Evropës. Pozita jonë do t’i kontribuojë zhvillimit të mëtejmë të Grupit dhe shtimit të ndikimit të saj menaxhues, bashkë me optimizimin dhe zvogëlimin e shpenzimeve logjistike për klientët tanë”, theksojnë në kompaninë Milshped.

Milšped GmbH

Selia: Milšped GmbH,
Bajuwarenring 19,
82041 Oberhaching / München

Adresa e biznesit: Milšped GmbH,
Bajuwarenring 19,
82041 Oberhaching / München

Tel: +49 89 219 09 731
E-mail: office.de@milsped.com