MILSHPED GRUPI

Milshped Grupi është sistemi logjistik udhëheqës në rajon në përbërje të së cilit punojnë nëntë persona juridik:

Milshped me sukses operon për 23 vjet dhe numëron mbi 1800 të punësuar. Përcaktimi strategjik i kompanisë bazohet në vlerat e larta të kulturës korporative, respektimin e marrëdhënieve të partneritetit me klientët, zbatimin e teknologjive të avancuara, si dhe afarizmin shoqëror të përgjegjshëm.

Duke iu faliminderuar mënyrës dhe organizimit të punës, ideve të guximshme dhe aftësisë së përshtatjes tregut, Milshped ka ndërtuar qasje unike të tregut, e cila kombinon këto shërbime:

“Milshped” Beograd është shtëpia mëmë e grupit i cili operon në tregun e Serbisë prej vitit 1993. Me kapacitetet e veta, teknologjinë e punës dhe kualitetin, Milshped sot ka mundësi të përgjigjet në të gjitha kërkesat e tregut modern dhe të ofrojë shërbime logjistike të plota.

“Milshped AML” Beograd është pjesë e grupit potenciali i të cilit është orientuar drejt krijimit të  zgjidhjeve logjistike të dedikuara industrisë automobilistike. Përkushtimi shumëvjeçar  këtij segmenti të logjistikës, si dhe realizimi me sukses i kërkesave të kompanive multinacionale në këtë fushë, i kanë mundësuar Milshped-it avancim komparativ në treg dhe përparësi në ofrimin e shërbimeve auto logjistike.

“Milshped Mercurio” Beograd paraqet joint venture të kompanive Milshped dhe Mercurio – transportuesit më të madhë të automobilave në Itali. Afarizmi i kësaj kompanie është orientuar në realizimin e projektit të logjistikës për kompaninë „Fiat Automobili Srbija“.

“Milshped Montenegro” Podgorica operon në tregun e Malit të Zi dhe ofron shërbimin logjistik të plotë. Profesionalizmi i të punësuarve në realizimin e shërbimeve doganore dhe magazinimit, disponueshmëria e hapësirës të magazinimit, si dhe flota e vet e transportit e bëjnë Milshped Montenegro lidhje të rëndësishme në ofrimin e shërbimeve të Milshped Grupi-t.

“Milshped Hrvatska” Zagreb ofron shërbime klientëve të cilët i kanë treguar besimin për logjistikën e plotë rajonale sistemit Milshped. Klientëve të tanishëm dhe të ardshëm iu janë në disponim te gjitha shërbimet e nevojshme logjistike të cilat në këtë shoqëri ekonomike, si edhe në tërë sistemin Milshped kryen sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

Milshped Slovenia lehtëson realizimin e punëve të  Milshped Grupi-t, lidhur me shtetet e Unionit evropian. Më shumë është i përfaqësuar transporti ndërkombëtar rrugor. Në disponim është hapësira e mbyllur e magazinimit prej  2000 m2. Flota e makinave është e pajisur me mjetet transportuese më bashkëkohore të cilat mundësojnë shfrytëzimin optimal për FTL dhe LTL.

Milshped Shqipëria është JV e kompanive Milshped Grupi dhe Balfin Grupi të cilat së bashku operojnë në tregun e Shqipërisë në domenin e shërbimeve logjistike. Kompania ka filluar të operojë me punë në mars të vitit 2014. Në afarizmin e vet prej fillimit aplikon standard të larta në të gjitha segmentet dhe udhëhiqet me shembujtë më të mirë të praktikës të Milshped Grupi-t.

Milshped BH sh.p.k.  ofron shërbime logjistike dh të integruara, prej të cilave më shumë janë të përfaqësuara shërbimet e doganimit dhe disrtibuimit. Klientëve të tanishëm dhe të ardhshëm i ofron shërbim të besueshëm, sigurta, qasje profesionale dhe, nga përvoja edhe përgjigje të suksesshme në kërkesat komplekse të klientëve korporativ në nivelin regjional, mundësinë e përshtatjes të nevojave konkrete në fushën e logjistikës.

Milshped Rusia është hapur në datën 8.12.2014 ndërsa me punë operative ka filluar në datën  1.3.2015. Aktualisht në Rusi  Milshped i ka 5  të punësuar të përhershëm dhe kryen shërbime të ndryshme logjistike.