MILSHPED DITA E FAMILJES PO BËHET TRADITË

  • June 28, 2016

kolažfinal

Milshpedi i sheh të punësuarit e vet si pjesë më të rëndësishme të menaxhimit të vet të tërësishëm dhe gjithnjë përpiqet t’u falënderohet për mundin dhe përkushtueshmërinë. Lidhur me këtë rast, u organizua kremtimi jo vetëm për të punësuarit tanë, por edhe për familjet e tyre, dhe këtë nga tërë rajoni.

Më shumë se 2.500 mysafirë morën pjesë në ngjarjen e tërë ditës të cilën e organizuam në kuadër të kompleksit menaxhues të kompanisë dhe u kënaqëm me programin e pasur të cilin ua përshtatëm të gjitha gjeneratave dhe afiniteteve. Për adhuruesit e sportit organizuam një numër të aktiviteteve rekreative, por edhe disa gara individuale dhe sportive në grup. Të gjitha garat kaluan në frymë vërtet sportive duke garuar, me zemër në terren, lojë korrekte dhe me forcë definitivisht të qartë të ekipeve të Milshpedit!

Megjithatë, pati edhe të atillë të cilët, në vend të garave sportive, më me dëshirë u orientuan që të kënaqen në ditën tonë familjare me ushqim të shijshëm dhe me freski të ftohtë, të shoqëruar me muzikë dhe atmosferë pozitive se cila zgjerohej me çdo të qeshur në fytyra të kolegëve tanë. Ata më të guximshmit madje edhe vallëzuan dhe një pjesë të kësaj dite të gëzuar e shndërruan në party të vërtetë e cila zgjati deri në fund të vetë ngjarjes.

Meqenëse ne mendojmë edhe për të rinjtë tanë, fëmijët e të të gjitha moshave përgatitëm një argëtim përmes të gjitha llojeve të lojërave në të hapur. Deshëm që vogëlushëve t’u tregojmë se si argëtimi i mirë mund të organizohet në natyrë me shoqëri të mirë, e veçanërisht kemi dëshirë që të kujdesemi edhe për anëtarët e ardhshëm të ekipit të Milshpedit.

Për tërë këtë organizim dhe për të gjitha detajet u kujdesën koleget Sekula Ikoviq, Katarina Tuxharski dhe Milan Miloviq. Në përpjekje të madhe bëmë edhe në organizimin e Ditës sonë të familjes që të gjithë të ndjehemi si pjesë e pazëvendësueshme e familjes Milshped.

U krijuan edhe miqësi të reja të shumta, ndoshta edhe disa simpati, por është e qartë se të gjithë e kaluan një ditë të paharrueshme. Duke marrë parasysh se kremtimi i parë i kaloi të gjitha të priturat, duam që ajo të bëhet tradicionale, dhe që kështu të shoqërohemi dhe të kalojmë për çdo ditë.