Interesim i madh për punë në Milshped

  • April 14, 2016

IMG_9267

Kompania Milshped tashmë gjatë këtij viti për herë të dytë mori pjesë në Panairin për punësim i njohur në vend me emërtimin „Top Job“, në të cilin pjesëmarrësit treguan interesim të madh për shërbimet dhe mundësinë e punësimit në grupin tonë.

Panairi „Top Job“ u mbajt në fillim të prillit, në organizim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, të Shërbimit Kombëtar për Punësim dhe „Qendrës Bel Expo”. Fjala është për një nga panairet më të vizituara që organizohet me qëllim që nga njëra anë ta mundësojë promovimin e kandidatëve, kurse nga ana tjetër kompanitë më të suksesshme në Serbi të shohin potencialin e tyre dhe t’i punësojnë.
IMG_9131

Në Panair përfaqësuesit e kompanisë Milshped i dëshmuan përparësitë e grupit tonë, që është lider në dhënien e shërbimeve logjistike në vend, dhe kanë shprehur kënaqësi që për herë të pari kemi qenë pjesë e projektit më të madh për punësim në shtet, si edhe shoqërimit të studentëve dhe të firmave nga fushat e ndryshme.

Pjesëmarrësve të interesuar mënyrën e menaxhimit të kompanisë dhe performansat e saj themelore në emër të Sektorit për burime njerëzore ia kanë paraqitur Masha Novakoviq dhe Natasha Milojeviq, kurse në emër të Sektorit të shitjes së projekteve Marija Simiq dhe Milosh Miletiq.
IMG_9068

Interesimi i pjesëmarrësve për shërbime të kompanisë dhe pozitat e hapura, ka qenë i madh, kështu që pas Panairit „Top Job“ Sektori për burime njerëzore është më i pasur me disa qindra biografi të diplomantëve dhe profesionistëve, kështu që në të ardhmen mund të presim që ndonjëri prej tyre ta realizojë karrierën në Grupin Milshped.